NGA Valentina MADANI
TIRANE– Partia Demokratike ka gati dosjen e manipulimit të zgjedhjeve të 26 qershorit. Demokratët mblodhën fakte dhe materiale konkrete për të vërtetuar akuzat e shitblerjes së votave në mbarë vendin nga zyrtarë dhe politikanë të majtë, që gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare ofruan para për blerjen e votave.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha caktoi një grup të posaçëm pune për mbledhjen e provave të manipulimit, ndërkohë që e këto materiale mësohet se janë finalizuar përmes dy raporteve që do t’i dorëzohen OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndër-kombëtarë për parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Raporti i parë ka detajuar fakte dhe prova për manipulimin sipas tyre të zgjedhjeve, të cilat janë mbledhura nga kandidatët për deputetë. Ndërsa, raporti i dytë është ai i ministrave teknikë, i cili fokusohet në pasqyrimin e përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve publike në fushatë elektorale apo për të devijuar vullnetin e qytetarëve.

Për këta të fundit pak ditë më parë, z.Basha tha se do të dorëhiqen sapo të kenë gati raportet. Ky është raporti i parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit, por edhe gjatë procesit të numërimit votave.

Në Partinë Demokratike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat, që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjerë në të gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve.

Raporti do të jetë i hollësishëm, ndërsa në të do të listohen emra konkretë të zyrtarëve, politikanëve apo çdo individi, që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.

Shkrimin e plotë e lexoni në Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/08/09/dosja-e-plote-provat-e-shitblerjes-se-votes-pd-skedon-emrat-e-pushtetareve-raportet-do-ti-dorezohen-osbe-dhe-prokurorise/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: