Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e Prokurorisë për grupin kriminal në Kukës që kultivonte kanabis dhe që çoi më pas në pranga deri tani 22 persona.

Filli i këtij aktiviteti fillon nga tetori i 2018, atëhere kur Policia gjatë një operacioni kapi 128 bimë kanabisi në një parcelë dhe autor ishte Sali Kovaci. Ky person rezulton në dosje të jetë arrestuar disa herë për të njëjtën çështje, saktësisht për kultivim kanabisi në Shënmëri të Kukësit, në fshatin Petkaj.

Nga hetimet speciale Prokuroria ka konkluduar se ky grup kriminal prej dhjetëra presonash ka pasur mbështetjen e policëve të Komisariateve të Kukësit dhe Pukës.

Ramiz Cena është punonjësi i policisë që sipas Prokurorisë ishte ‘garancia’ e këtij grupi kriminal pasi ishte dhe polici i zonës së Shënmërisë.

Dosja

DOSJA

Në funksion të hetimeve të procedimit penal Nr.420 të vitit 2018 hetimet e të cilit referohen kryerjes së veprave penale të kultivimit të bimëve narkotike parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal në mbështetje të nenit 244 të K.Pr. Penal, paraqesim kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për personat e dyshuar përgjatë që përgjatë 2 viteve janë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Shëmërisë Kukës.

Organi i procedimit ka arritur në në përfundim së veprimtarisë kriminale është zhvilluar sipas kësaj kronologjie, janë përfshirë këta persona dhe janë dokumentuar këto prova:

Më datë 02.08.2018 pas informacionit se në fshatin Petkaj njësia administrative Malzi, janë mbjellur bimë narkotike canabis sativa, jjanë organizuar shërbimet policore dhe është ushtruar kontroll territorial, ku është konstatuar në vendin e quajtur ”Mrrizi” , të fshatit Petkaj, njësia administrative Malzi Bashkia Kukës, ishin mbjellë bimë narkotike 128, në një parcelë me përmasa 12x 65 metër që varionin në një gjatësi 1.10 cm deri 13.5 cm. Gjatë këqyrjes janë sekuestruar edhe disa materiale si shishe plastike, bidone kaucuku.
Nga informacionet e marra në rrugë operative si person i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike ishte shtetasi Sali Kovaci i cili është hetuar për këtë veprimtari dhe janë grumbulluar të dhëa me mjete të posaçme të kërkimit të provës se ky shtetas, është autori kryesor në kryerjen e veprës penale.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Sali Kovaci në përroin e fshatit Petkaj kishte mbjellë lëndë narktoike, të cilat janë konstatuar dhe asgjesuar nga Policia.
Më datë 28.07. 2019 në vendin e quajtur ”lagjia Koac” të fshatit Petkaj, njësia administrative Malzi Bashkia Kukës, në distancën 200 metër nga banesa e shtetasit Sali Kovaci ishin mbjellë bimë narkotike është bërë arrestimi i shtetasit Sali Kovaci.
Gjihastu nga informacioni i datës 24.04.2019 ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndës narktoike janë përfshirë shtetasit Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Pergjegji, Besart Dreni, Benard Kordhaku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.
Me vendim është kërkuar dhe miratuar urdhëri për përgjimin telefonik celular që disponoheshin nga këta shtetas duke u grumbulluar fatke e prova që vërtetojnë përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.
Më datë 03.09.2019, SHÇBA kishte administruar të dhëna operative të besueshme, mbi kultivimin e kanabisit një njësitë administrative Shenmeri Kukës. Ky aktivitet kriminal, kryhej me dijeninë e mbështetjen e punonjësve të Policisë, të Komisariatit të Policisë Kukës e Pukë të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre, sigrojnë mos goditjen e parcelave, me bimë narkotike të mbjella në këtë zonë, e ku shpërblehen nga ana e personave kultivues me shuma parash, ose nëpërmjet përqindjes së fitimit që ata kanë parashikuar nga ky aktivitet kriminal, duke i implikuar ata në veprimtari kriminale të favorizimit të kultivimit të bimëve narkotike dhe korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike. , në formën e favorizimt të ”Kultivimit të bimëve narkotike, parashikuar nga nenet 259 e 248 të K.Penal.
Në informacionin e datës 19.06.2019, thuhet se, para disa ditësh, forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Kukës, kanë shkuar në fshatin ”Mgull” lagjia Skac, Njësia Administrative ”Shënmëri”- Kukësi, ku dhe kanë asgjesuar parcelë me lëndë narkotike kanabis sative, si dhe kanë arrestuar shtetasin Sali Kovaci.
Punonjësit e Policisë që kanë shkuar në këtë operacion policor, kanë lënë pa asgjësuar tre parcela të mbjella me lëndë narkotike, që ndodhen në afërsi të parcelës së asgjësuar, e konkretisht, në fshatin Mgullë në lagjen ”Skac”, sipër shtëpisë së shtetasit Kreshnik Murati.
Kultivuesit e këtyre dy parcelave të mbjella me bimë narktoike të llojit canabis- sativa janë shtetasit Shkëlqim Skaci dhe Kreshnik Murataj
Për parcelat e mbjella me kanabis- sativa që nuk u asgjesua nga strukturat e policisë, së komisariatit të Policisë Kukës, ka hyrë garant, punonjësi policisë Ramiz Cena, i cili është me detyrë (SPZ) që mbulon Njësinë Administrative Shemeri, pranë Komisariatit të Policisë Kukës. Në informacionet e datës 20.08.2019, thuhet se ”Kultivuesit e bimëve narkotike të llojit Canabis- sativa, në fshatin Mgullë, në lagjen Skac shtetasit KReshnik Murataj dhe Shkelqim Skaci të cilët e kanë mbjellë atë, sipër shtëpisë së shtetasit Beqir Murati, në Njësinë Administrative Shenmeri të Kukësit, me garancinë e punonjësit të policisë Ramiz Cena.
Duke analizuar të dhënat e përfituara nga dinamika e përftuar sipas të dhënave paraprake të hetimit, u konkludua verifikumi e saktësimi i parcelës së mbjellë me bimë narkotike dhe në bashkëpunim me agjensi të tjera ligjzbatuese nga shtetasit e përmendur më lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb