Ish-Presidenti amerikan Donald Trump raportohet të ketë pasur një dosje të klasifikuar për homologun e tij francez Emmanuel Macron, të cilën tashmë e zotëron FBI pas aksionit për rikuperimin e dosjeve të tërhequra nga Shtëpia e Bardhë për në reziencën Mar-a-Lago.

Siç shkruajnë mediat, ish-presidenti i SHBA ka shfaqur një interes të veçantë për jetën e dashurisë së Macron, i cili megjithatë nuk ka komentuar zërat që qarkullojnë.

Donald Trump është nën presion kështu, pasi “loja” e hetimit mund të zbulojë detaje gudulisëse për jetën dashurore të Emmanuel Macron.

Nisur edhe nga historia e paraardhësve të presidentit francez, skandalet dhe lidhjet jashtëmartesore duket se janë pjesë e Elysee, edhe pse shumë francezë duke parë Emmanuel Macron me Brigitten e tij shumë më të madhe në moshë, besuan se presidenti i Francës kishte shpëtuar nga tradita.

Por ngatërresa, megjithatë, filloi të zgjidhej më 8 gusht, kur FBI bastisi shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida.

Në kuadër të një hetimi penal u sekuestruan kuti me dokumente të klasifikuara dhe një nga dosjet quhet “Dosja seksuale e Macron”, e më pas vijojnë me “Dosja misterioze”, “Objekti 1a”, të cilat renditen nga FBI “informacion për Presidentin e Francës”.

Pretendimi i ish-presidentit amerikan se FBI-ja mori një dosje të klasifikuar për presidentin francez pasi autoritetet bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, ka rindezur thashethemet për jetën seksuale të Macron.

Mësohet se Trump madje është mburrur privatisht se dinte çdo detaj të nxehtë mbi homologun e tij dhe sipas revistës Rolling Stone, Trump i pëlqente të thoshte se Macron ishte “i keq”.

Thashethemet për homoseksualizëm

Në orët e fundit, pak media ndërkombëtare kanë komentuar zgjedhjet seksuale të Macron. Gjatë fushatës për presidencën e vitit 2017, ai u detyrua të mohonte se ishte pjesë e një “lobi të pasur gay”, duke mohuar akuzat se kishte një lidhje pasiononte me Mathieu Gallet, shefin e atëhershëm 40-vjeçar të Radio France.

Haptazi homoseksual, Gallet ishte një figurë e shquar në mediat franceze dhe dihej se ishte takuar me Macron në evente të ndryshme.

Thashethemet online filluan të lulëzojnë dhe Macron u detyrua të deklaronte: “Thonë se kam një jetë të dyfishtë me Mathieu Gallet… por nuk mund të jem unë”.

“Unë jam ky që jam. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëz që thonë se kam një jetë të fshehtë apo diçka tjetër. Nuk është e këndshme për Brigitten sepse i ndaj të gjitha ditët dhe netët e mia me të dhe ajo më pyet se si ia dal”, deklaroi ai mes seriozitetit dhe shakasë në një mbledhje tjetër.

Rasti Benala

Një vit më vonë, Parisi, gjithmonë i entuziazmuar pas thashethemeve, po tërbohej nga thashethemet për jetën e dashurisë së Macron.

Macron, këmbëngulën ata, tani po flinte me ish-oficerin e tij të sigurisë, Alexandre Benala. Çfarë tjetër mund të shpjegojë trajtimin e butë të presidentit ndaj Benalla-s, pasi ai u filmua duke rrahur një shtetas francez?

Në 1 maj 2018, ai ishte protagonist në rrahjen e protestuesve. Një kalimtar e ka filmuar atë duke “arrestuar” një grua dhe duke e tërhequr zvarrë nga turma.

Menjëherë pas kësaj ai ka goditur në kokë një burrë, por kur shpërtheu skandali në korrik 2018, Macron e gjeti veten në mbrojtje, i detyruar të shpjegonte në mënyrë të sikletshme jo vetëm pse Benalla kishte ende një punë.

Presidenti u detyrua të bënte një deklaratë “të sikletshme” duke thënë se Benalla “nuk ka qenë kurrë i dashuri im”.

Në një intervistë me Tetu, revistën kryesore LGBT në Francë, në shkurt 2017, Macron tha: “Po të isha homoseksual, do ta thosha dhe do ta jetoja”.

“Dy gjëra janë të neveritshme në lidhje me nënkuptimet: të thuash se nuk është e mundur që një burrë që jeton me një grua më të vjetër të jetë diçka tjetër përveç homoseksualëve, dhe të nënkuptosh se dikush është fshehurazi një zhigolo mizogjen. E gjithë kjo është homofobi”, shtoi Macron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb