TIRANË- Krimet e Rënda zgjasin afatin e hetimeve për ish-drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela me tre muaj, i dyshuar për përfshirje në trafik droge me bandën e Habilajve.
Jaeld-Cela
Vendimi u mor sot pas kërkesës së prokurorit Dritan Premçi, i cili tha se po kryhen transkriptimet e dy viteve përgjim ndaj Çelës. Për më tepër janë nisur letër-porosi në Itali e Greqi në kuadër të hetimeve të kësaj çështjeje dhe priten përgjigjet nga autoritetet e këtyre dy vendeve.

Seanca e radhës për Jaeld Çelën do të mbahet më 19 mars. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Jael Çelës, Petrit Ismaili pretendon se nuk janë njohur me faktet.

“S’jemi njohur me faktet. Janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike te Jaeldit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im po paragjykohet. Nuk mund te implikohet për një mesazh urimi që ka marrë për Vitin e Ri në 2016 që ka marrë nga Florian Habilaj”, tha avokati i Çelës.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës dyshohet se kishte marrë një sms urimi Florian Habilajt. Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit të kaluar, por ata janë ende në kërkim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb