Izet Haxhia dhe avokatit Bashkim Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese si Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi me arsyetimin se kjo trupë nuk mund të garantojë një proces të paanshëm.

Gazetarja Klodjana Lala bisedoi me avokatin e Izet Haxhisë teksa, Bashkim Nikolli, theksoi se ai bashkë me klientin e tij do të kërkojnë që treshja e përcaktuar të zëvendësohet me një trup gjykues nga Apeli i rretheve.

Sipas avokatit, fakti që bashkëshortja e Azem Hajdarit punon në të njëjtin ambient me trupën gjykuese, kjo tregon se procesi është i cenueshëm dhe nuk mund të vijohet me këtë metodë gjykimi, sepse me ose pa qëllim gjyqtarët nuk mund të garantojnë proces të drejtë.

“Po janë të njëjtat arsye, që paraqiti edhe treshja e trupit gjykues. Arsyeja ishte e mbështetur në të njëjtën  dispozitë ligjore, kur ka shkaqe të rëndësishme cenohet procesi, edhe mund të kemi proces të njëanshëm.  Fatmira Hajdari punon aty, kjo do ta cenonte. Të gjithë trupën gjykuese, sepse nuk ka një muaj apo një vit që punon aty, por ka disa. Normale që punojnë në të njëjtin ambient, duam apo nuk duam janë ndikime relative.

Kemi raste shumë e thjeshta. Caktohen një treshe trupi nga Apeli i rretheve dhe të mos kemi kontestime, atëherë fillojmë gjyqin. Kur ka shkaqe të rëndësishme ku cenojnë procesin, aty nuk ke pse ngulmon. Të në lë mundësinë të paraqiten prova dhe fakte. Pastaj jemi në shina të rregullta për vijimin”, tha avokati për “BalkanWeb”.

Lala deklaroi se trupa gjykuese  ka kërkuar më parë  dorëheqjen nga kjo çështje.

“Treshja gjykuese kishin dorëzuar më herët dorëheqjen, e konsiderojnë veten të njëanshëm në lidhje me kërkesën e bërë pre tij.  Treshja gjykuese nuk caktoi një datë se kur to të mblidhen”, tha Lala. Izet Haxhia ka qenë truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb