Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit ka thënë se sa i përket çështjes “McGonigal”, teksa ka deklaruar se Rama sot tha “disa të pavërteta” gjatë justifikimit të tij.

Salianji zbuloi se emri i Ramës është përmendur dhjetëra herë në dosjen jo publike , ndërsa shtoi se kryeministri “ra brenda me fjalët e veta” pasi dinte me detaje adresat e banimit të personave A dhe B, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Ai vijoi duke thënë se gjatë takimit të Ramës me ish-agjentin, ku ky i fundit i kishte kërkuar të mos jepte fushat e naftës për kompanitë ruse guaskë kishte interesa ekonomike të përfshirë për këtë person, që i kanë kushtuar vendit 300 milionë dollarë.

Kthehemi te çështja McGongial që nuk flet asnjeri. Kryeministri tha sot disa të pavërteta. Ai është kapur dhe përmendur dhjetëra herë në dosjen jo publike. Secili prej  jush duhet ta thotë, kryeministri takon McGonigal, çfarë të mire i sjell kjo vendit. Pse nuk pati guxim të përgjigjet për aktakuzën zyrtare Rama? Kush është jashtëqitja e kombit, është këtej apo janë mediat botërore? Po lexoj Zërin e Amerikës. Po e citoj të plotë, jo si u shmang Rama.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga punëtori i shërbimeve të Shqipërisë. Sipas aktpadisë lidhjet me Shqipërinë janë mbajtur nga Agron Neza që ka paguar edhe shpenzime për të . Personi i dytë është personi B, që shërbente si këshilltar i kryeministrit. Tani kësaj pyetje pse nuk iu përgjigj, cila është kontrata mes Ramës dhe këshilltarit privat? pse ai ka e-mail zyrtar të Shqipërisë?

Ai ra prapë brenda. Ai u dinte dhe adresat e shtëpive të dy personave. U përpoq edhe të fshihej. Gjatë një udhëtimi në 2017 McGonigal u takua me Ramën dhe Duçkën. Ai ia bëri thirrje Ramës të mos jepte licenca rusëve të interesuar, ndërkohë që kishin vetë interesa ekonomike. Ai takon zyrtarin pa përfaqësues tjetër as të ambasadës, por me dy persona që i lidhin interesat financiare. Kompania që bën fjalë këtu është kompania TerraOil, vendim që i ka kushtuar vendit 300 milionë dollarë vetëm në këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb