Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes së famshme 339.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sipas gjyqtares paraprake akuza e SPAK është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve.

Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Sipas gjykatës prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. Ndaj i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb