Ndonëse rezulton ligjërisht i papunë, Jasmin Pepaj është një nga të arrestuarit në lidhje me mashtrimin që i është bërë biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari SHPK”.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen ku jepet dhe dëshmia e Jasmin Pepajt, i cili ka treguar se ishte kontaktuar nga Sherif Kadroviç për të marrë një porosi në Tiranë, ndërsa ishte pikërisht në një nga zyrat e kompanisë Salillari, ku do të merrej edhe pagesa e radhës. Ai tha se për këtë porosi që do të merrte, do të shpërblehej.

“Jam i papunë dhe herë pas here punoj në Mal të Zi. Në datën 6 janar të këtij viti kam shkuar pranë banesës së Sherif Kadroviç. Këtë person e njoh që fëmijë dhe kam marrëdhënie shoqërore, por jo shumë të afërta. Kur erdhi Sherifi te shtëpia unë isha në gjumë dhe më zgjoi nëna dhe më tha se më kërkojnë. Sherifi tha që të shkonim në Tiranë se; ‘ke me marrë një porosi’, pasi të merrja Jasmini porosinë, Sherifi do më shpërblente. Sherifi erdhi me makinën e vet tip ‘Golf’. Pasi la makinën te banesa e vet, Sherifi ka shkuar te njëri që jep makina me qira dhe unë i shkova nga mbrapa. Aty Sherifi ka marrë makinë me qira dhe u nisëm për në Shkodër. Kur jemi afruar në Shkodër, në lagjen ‘Rus’, ndaluam makinën dhe aty hipi dhe shtetasi Rezart Pepaj, e kam kushëri. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Gjatë rrugës, Sherifi më tha; Zbrit tani dhe shko e merre porosinë”, madhe më tregoi edhe rrugën nga të shkoja. Kur isha afër adresës, mora në telefon atë numrin dhe më tha; hip lart. Aty mora një qese dhe kur po dilja nga ndërtesa pash disa persona që u prezantuan si policë”, tha ai në dëshminë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb