Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari ku thuhet se sot SPAK refuzoi të hetojë dosjen ‘Bajri’ me urdhër të Ramës për shkak se anëtarët e atij grupi kriminal janë të paprekshëm.

Më tej në denoncim thuhet se banda e Bajrëve është më e frikshmja në Shkodër pasi ka përdhunuar, plagosur, gjobitur dhe vrarë shkodranët 7 vitet e fundit.

Në denoncim përmendet dhe Bardhok Planaj. Në fakt këtij personi të arrestuar në 2018 ju sekuestruan në 2019 20 pasuri përfshirë apartamente, automjete, truall tokë kryesisht në Dobracc të Shkodrës përfshirë dhe një pallat 10- katësh me vlerë 2 milion euro.

Por sipas denoncuesit ai ka një pallat 20 katësh, 15 makina, 30 biznese dhe dyqane si dhe një automjet tip ferrari me vlerë 100 mijë euro dhe OFL ende nuk ia ka sekuestruar.

 

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Sukses i ri i SPAK dhe KÇK te Edvin Mafise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Urdheri i Edvin Mafise Bajret jane te paprekshem! sb

Pershendetje zoti Berisha !

Sot Shkodra u godit dy here nga qeveria dhe drejtesia e kapur e Edivin Bardhok Bajrit. Me urdher thuhet direkt te Edvin Mafise SPAK nuk e mori persiper te hetonte dosjen e bandes me te frikshme te Shkodres ku ka perdhunuar vrare plagosur gjobitur shkodranet me keto 7 vite. OFl nuk sekuestroi asgje nga Bardhok Planaj ku ai zoteron nje pallat 20 katesh dhe rreth 30 dyqane e biznese ne Shkoder. Ai zoteron rreth 15 makina dhe nje ferrari me vlere 100 mine euro. Keto dy grupe kane mbushur shkodren me droge dhe krim ku jane shkaku kryesor se pse qyteti po zbrazet. Ushtaret e tyre bejne beteje ne Shkoder ku plagosin qytetaret e thjeshte. Keto kalbesira duhet ti shporrim nje ore e me pare.


(BalkanWeB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb