Titulli i prestigjiozes spanjolle “El Pais” nuk lë asnjë dyshim: “Operacioni Oikos ka trukuar edhe ndeshjen mes Kajliarit dhe Frozinones në Serinë A!” Është një faqe e tërë gazetë e dedikuar për dyshimin rreth kurdisjeve të 20 prillit të shkuar, me atë ndeshje që u mbyll 1-0 për të zotët e shtëpisë, me penalltinë e fitores që la shumë vend për diskutime. “Anësori i djathtë i Frozinones, Françesko Zampano, ndërhyn pak si çuditshmën ndaj sulmuesit”.

Oikos
Oikos

Akuza është e rëndë dhe “El Pais” e mbështet te një pjesë e përgjimeve të zbuluara nga hetimi rreth “Operacion Oikos”, që po shkund futbollin spanjoll gjatë këtyre ditëve dhe që gazeta madrilene e ka shtënë në dorë. Sipas “Pais”, hetuesit janë të bindur se Karlos Aranda, ish-lojtari i cilësuar si kreu i organizatës së bateve, i mbështetur nga Matia Marioti, një italian resident në Malaga, ka mundur të mbërrijë te lojtarët e Frozinones, duke i bindur që të kurdisin ndeshjen ndaj Kajliarit.

Policia spanjolle ka mbërritur këtu falë përgjimeve, ku në njërën prej tyre Aranda dhe Marioti flasin për lojtarët e Frozinones dhe team manager të skuadrës, me italianin që siguron spanjollin se është në gjendje që të ndikojë te lojtarët e klubit italian nëpërmjet “Flokshit”, një mik i tiji që merret me bastet e paligjshme ndaj të cilit team manageri i Frozinones i detyrohet shumë para.

Në një tjetër përgjigjim, Aranda i thotë një bashkëpunëtoreje të tij, e cila menaxhon disa agjenci bastes që ish-lojtari zotëron në Malaga, të vendosë bast disa mijëra euro për fitoren e Kajliarit. Provat nuk duken gozhduese, por “El Pais” i konsideron të rënda.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb