GJKKO ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka vendosur edhe rrëzimin e kërkesës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe noterja Andia Pustina, për të përjashtuar gjyqtaren Flojera Davidhi nga seanca paraprake për çështjen e kompleksit sportiv Partizani.
Seanca për kalimin ose jo të dosjes Partizani për gjykim do të vendoset në datën 19 maj dhe do të jetë gjyqtarja Davidhi ajo e cila do të marrë vendimin.
Njoftimi i GJKKO
1) Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj.
2) Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese.
(BalkanWeb)