Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani” ku në akuzë janë ish-kryeministri Sali Berisha e dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Por kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata.
Ndërkohë, gjyqtarja Flojera Davidhi përfundoi shqyrtimin paraprak të çështjes dhe tërhoqi dosjen në dhomë këshillimi për të marrë një vendim.
Mbetet për t’u parë nëse GJKKO do të kalojë për gjykim dosjen “Partizani” apo do të vendosë pushimin e saj.
(BalkanWeb)