Zbardhen detaje nga dosja hetimore në lidhje me ngjarjen e rëndë që terrorizoi pak ditë më parë një lagje të kryeqytetit, ku një 55-vjeçar qëlloi me armë zjarri një punonjës të IMT-së së Tiranës.

Ngjarja ndodhi në datën 12 gusht në rrugën Todi Shkurti afër tregut Elektrik në Tiranë, ku Qani Muça qëlloi me armë zjarri në drejtim të Ilirjan Gavellit. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e prokurorisë, ku specifikohet e gjithë dinamika e ngjarjes, se si nga konflikti për mosshembjen e shtëpisë pa leje të Muçës, erdhi dhe ngjarja e rëndë.

Sipas organit të akuzës, gjithçka ka ndodhur pasi Muçës i është shembur banesa pa leje.

“Aty është afruar pronari i banesës së prishur, shtetasi Qani Muça, i cili ka debatuar dhe është konfliktuar fizikisht me punonjësin e IMT-së Bashkia Tiranë, shtetasin Ilirjan Gavelli. Në konflikt e sipër personi nën hetim, Qani Muça ka qëlluar me armë zjarri pistoletë që mbante në dorë në drejtim të Gavellit dhe ky i fundit ka marrë një plagë tejshkuese në bark. Menjëherë është neutralizuar shtetasi Qani Muça”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb