Dosja Shullazi përplas ashpër prokurorët e Krimeve të Rënda. Drejtuesja e këtij institucioni Donika Prela ka thirrur në një mbledhje të gjithë trupën e prokurorëve me qëllim hedhjen në short të dosjes së shumëpërfolur. Por teksa pritej të caktoheshin emrat që do të përfaqesonin akuzën për pesë pandehurit mbledhja është braktisur nga prokurorët.

Këta të fundit e kanë konsideruar të paligjshme tentativën e Prelës për rishortimin e dosjes dhe kanë kerkuar nderhyrjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Më herët Prela kishte autorizuar ish paraardhësin e saj Besim Hajdarmataj të paraqitej në gjyq pasi dosja mbeti pa prokuror. Elisabeta Imeraj e dorëzoi atë pasi mori detyrën e re si drejtuese e prokurorisë së Tiranës, ndersa Ened Nakuci ka paraqitur raport mjekësor per gjendjen shendetësore.

Pas këtij ngerci të krijuar, pyetja që shtrohet është: A do të gjendet një prokuror për të marrë në duar cështjen shullazi dhe të shpallë pretencen per të, gjashtë ditë më vone? A do të nderhyjë Arta Marku për ti dhënë zgjidhje procesit? Prokuroria deri më tani ka heshtur për këtë cështje. 25 shtatori kur pritet të zhvillohet seanca shihet si një ditë vendimtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb