Detaje të reja zbardhen nga zjarri që përfshiu mëngjesin e sotëm godinën e Sigurimeve Shoqërore në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para, ku shihen dosje të shkrumbuara nga flakët në katin e parë të godinës.

Ngjarja ndodhi në orën 07:20, ku zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke shuar flakët. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa dosje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb