VLORA

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë detaje të reja për BalkanWeb nga operacioni i SPAK në Kadastrën e Vlorës.

Bëhet fjalë për dosje të vjetra për të cilat ka pasur ankesa për vite me radhë nga qytetarët. Një prej tyre mësohet të jetë dosja e Karaburunit, por dhe zonave të tjera bregdetare.

SPAK deri më tani ka tërhequr për verifikim një pjesë të dosjeve dhe të dhënave. Prokurorët ditën e sotme zbarkuar në zyrat e Kadastrës së Vlorës, një prej institucioneve më problematike ndër vitet e fundit për shkak të dorëheqjes së vazhdueshme të drejtuesve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb