Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaron se dosjet e bujshme janë duke fjetur e me ta nuk po merret njeri.

Murrizi theksoi se SPAK nuk po heton politikanët, duke shtuar se në Gjykatë Kushtetuese po hyjnë njerëz që kanë lidhje me pushtetin.

“Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua.

Nuk votoj kundër Kushtetutës me porosi të ambasadorëve, se duan ndërkombëtarët. Na keni sjellë disa emra që janë të afërt me njerëz në pushtet. Nuk votoj çdo paçavure, pse thotë edhe një filan a fistek i huaj. Po bëni Gjykatë Kushtetutese me njerëzit tuaj”, tha Murrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb