Emisioni Open në News24 u shoqërua me diskutime dhe debate sa i përket ligjit të dosjeve.

Gjatë bisedës në studio, deputeti Dashnor Sula tha se nuk ka asnjë kompleks nga hapja e dosjeve.

Nga ana e tij Agim Nesho theksoi se Partia e Lirisë shqetësohet për aktin që është bërë ndaj Ilir Metës.

Sula: Nuk mund të besoj që paska qenë një bashkëpunëtor Sigurimi. Nëse është kjo që thotë Edi Rama që deshëm me bërë pis dhe nuk e paska ditur nëse ishte e vërtetë një gjë e tillë para 2017 kur u zgjodh Meta. Tani ndodh që kanë shantazhuar njëri tjetrin. Tani përse duhet të kemi frikë, t’i hapim e të shohim për këdo. Edhe sikur të ishte iniciuar për rastin Meta, tani nuk duhet të hapen? Nuk është ky problemi, nuk është ky thelbi. Kam dëshirë preferoj që nuk është e vërtetë si thonë këto. Unë nuk dua ta besoj një gjë të tillë.

Agim Nesho: Kemi një deklaratë në origjinal, me shkrim dore nga i interesuari që thotë nuk e njoh këtë.

Sula: E vetmja vepër që nuk mund të fshihet është falsifikimi, pra kjo del.

Nesho: Përse filloni dyshoni si zoti Rama.

Sula: Edi Rama në parlament bëri diversion për të na bërë pis ne, për të na kompleksuar ne. Unë nuk kompleksohem.

Nesho: PL shqetësohet për aktin që kanë bërë. Një ditë pas lë presidencën…Ky ligj ka një prapamendim. Nesër mund të vijë Edi Rama ka qenë piktor i Sigurimit të Shtetit…Të mos i lëmë të hapura shantazhet ndaj figurave politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: