TIRANË

Kryeprokurorja Arta Marku teksa prezantoi raportin e Prokurorisë për vitin 2018 në Komisionin e Ligjeve, anëtarët e Komisionit iu drejtuan asaj me një sërë pyetjesh për çështjet e nxehta, përfshirë këtu edhe dosjet 339 dhe 184.

E pyetur se a ka nisur një hetim për nxjerrje të përmbajtjes së dosjeve në publik nga ana e Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, Arta Marku tha se ky proces ka nisur dhe shumë shpejt do të bëhet publik.

Gjithashtu kryeprokurorja, Arta Marku foli edhe për arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit gjatë protestave të opozitës së bashkuar.  Ajo nënvizoi faktin se është në dijeni të arrestimeve të kryera, ndërsa shtoi se nuk beson se ndalimet janë politike siç pretendon opozita duke hedhur poshtë kështu akuzat e tyre.

Pjesë nga debati:

Xhemal Qefalia: Keni nisur hetim për nxjerrje te dosjeve në publik?

Marku: Nuk mund të them se ndikon në procesin hetimor nxjerrja e sekretit të hetimit

Adriatik Alimadhi: Janë politike ndalimet e protestuesve te unaza e madje dhe në protestat e opozitës?

Marku: Jam në dijeni për disa arrestime. Çështjet janë në hetim, ndalimet janë bërë nga policia. Nuk mund te them nëse ndalimet janë politike.

Andi Permeti: A ka rrezik se mund të jenë dosje të tjera që rrinë të fjetura si ajo e 339?

Marku: Shpresoj të mos ketë dosje të tilla dhe prokurorë të papërgjegjshëm. Prokurori përgjithshëm nuk ka kompetence të ndërhyjë e të kontrollojë mbi proceset hetimore

Bashkim Fino: A ju përdorin? Ka falje te informacioneve nga prokuroria e përgjithshme në mënyre skandaloze. Ka dy mënyra për të dalë: kur ju përdorim por edhe kur mund te përdorin vetveten. A kanë përgjimet për shit-blerjen e votës vlere procedurale? Kjo ka lidhJe edhe me politikën e sotme, sepse po të ishte vepruar me kohë nuk do ishim në këtë situatë politike

Marku: Dalja e informacionit jo nga Prokuroria e Përgjithshme por nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka nja hetim  që në fund do bëhet publik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: