Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki dhe deputetja Albana Vokshi kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për lustracionin.

Projektligji i hartuar nga selia blu parashikon hapjen e plotë të dosjeve për çdo qytetar që e kërkon, por edhe largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që kanë pasur lidhje me Partinë e Punës ose i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.

I pyetur se çfarë parashikon ligji, Bylykbashi tha se “PD siç kishte premtuar në koherencë të plotë me qëndrimet e saj në 30 vitet e fundit ka dorëzuar ligjin që parashikon lustracion për të gjithë ata zyrtarë që ndërtuan një regjim që i dhunoi dhe masakroi shqiptarët për 50 vite”.

“Ne e depozitojmë me qëllim që funksionet drejtues të shtetit shqiptar dhe një seri institucionesh të rëndësishme, drejtuesit e aparatit të dhunës në Sigurimin e Shtetit, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe drejtuesit e Partisë së Punës të mos kenë më funksione në politikë. Ky ligj i shkon deri në fund problemit dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008. Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika. Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues dhe është ligj që do të miratohet me 3/5 dhe kemi marrë parasysh ndarjen e pushteteve dhe garancitë për këto. Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati, është se ne siç e kishim premtuar vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë dosjeve, se çdo qytetar mund ta shohë dosjen e vetë”, tha Bylykbashi.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike siç kishte premtuar në koherencë të plotë me qëndrimin e saj gjatë gjithë 30 viteve të fundit dorëzoi sot projektligjin për lustracionin.

Për lustracionin e të gjithë atyre zyrtarëve, të cilët me platformën kriminale të Partisë së punës, partisë komuniste ndërtuan një regjim i cili i dhunoi dhe masakroi shqiptarët për 45 vjet. Dhe ashtu siç kemi tentuar edhe më përpara.

Edhe kjo është hera e tretë që Partia Demokatike sjell një projektligj lustracioni, ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre.

Në ndryshim nga të gjitha nga ajo çfarë keni dëgjuar deri më sot, ky është një ligj i cili i shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi, dhe bazohet tek eksperienca e mëparshme tek ligji i vitit 2008-të duke u pasuruar edhe me aspekte të tjera me një bazë kushtetuese që është neni 6 fraksion 1 i Kushtutës.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, tashmë me ndryshimet që iu bënë për pastërtinë e figurës, për të larguar kriminelët nga parlamenti është e njëjta bazë kushtetuese e cila vlente që në atë kohë për të lustriacionin.

Që në atë kohë ne e parashikuam si bazë e ardhshme për një ligj lustracioni.

Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues. Ky do të jetë një ligj që miratohet me 3/5.
Kemi marrë parasysh një seri elementësh të tjerë të cilët zgjidhin aspektet e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e garancive që parashikojnë ligjet përkatëse. Por ashtu si ligji i dekriminalizimit, pra kemi huazuar dispozitën në lidhje me dekriminalizimin zgjidhen këto aspekte; ai që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati ku shumë është, thjeshtë rënë në sytë e shqiptarëve ne siç e kemi premtuar vijmë me këtë ligj, i cili jo vetëm garanton hapjen e plotë të dosjeve. Çdo qytetarë shqiptarë ka të drejtë të shkojë dhe të kërkoj të hap çdo dosje, pra secili për dosjen e vetë. Të tjerët nuk mund të kërkojnë.

Pra ne nuk jemi për të krijuar konfuzion, por secili të marrë ve4sh kush është prosektori i tij. Nga ana tjetër kushdo0 që do të dali, do të kërkojë të dal për një kandidim për një funksion publik të zgjedhur apo të emëruar mbi bazën e këtij ligji do të pengohet që ta marrë këtë funksion.
Ata që janë sot në detyrë do të largohen dhe ky ligj do të ketë një afat funksionimi deri në fundin e vitit 2027.
Kushtetuta e parashikon të drejtën e deputetëve për të paraqitur një projekt ligj.

Ky është një debat i cili tashmë, jo vetëm ka një sensibilitet të shtuar, pra ne po i përgjigjemi këtij sensibiliteti në mënyrën e plotë. Jo me copa nenesh dhe ligjesh, por me një ligj të plotë, me një mekanizëm të unifikuar, i cili çon deri në fund atë që është lustracioni.

Pra nuk merremi me krijim konfuzioni, kush ka qenë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit nuk ka për të pasur të drejtë të marr funksione publike për një periudhë të caktuar dhe ata që e kanë do të largohen.
Sigurisht që PS-ja ky ligj i dhemb shumë. 2 herë e ka goditur në Gjykatën Kushtetuese.

Të shohim nëse do të vazhdojë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimit të komunizmit siç kanë qenë deri më sot. Dhe po kështu do të dali qartë hipokrizia e atyre propozimeve që kanë sjellë deri më tani në Parlament.

Po sigurisht Partia Socialiste është trashëgimtarja e Partisë së Punës, pra e Partisë Komuniste.

Është trashëgimtarja e të gjithë atij sistemi kriminal, funksionarët e lartë të asaj partie përbënin boshtin dhe sot gjithashtu frymëzojnë PS-në në veprimin e saj.

Nëse ligji i lustracionit do të ishte lënë të funksiononte kur u miratua ne sot do të kishim një qeverisje demokratike krejt ndryshe.

Por prania e këtyre zyrtarëve të kohës së komunizmit në funksionet më të larta të Parlamentit, drejtësisë dhe ekzekutivit gjatë këtyre viteve ka deformuar mënyrën e qeverisjes. Dhe ja ku jemi sot.

Si pasojë e kësaj është kthyer mentaliteti dhe fakti i një qeverisje autokratike në duart e një individi të vetëm.
Sot PS-ja, Edi Rama, kryeministri ka më shumë pushtet seç kishte kupola komuniste në fundin e regjimit.

Kjo vjen si pasojë e ndërprerjes nëpërmjet përdorimit të sistemit të drejtësisë nga PS-ja të lustracionit të shkuar. Ne mendojmë që me mbështetje publike ky projektligj do të bëjë të mundur që ti vejmë frerë spekulimeve dhe ata që kanë bërë krime të tilla, ose ka qenë pjesë e atij sistemi kriminal të mos jenë ata që drejtojnë jetën publike dhe interesat e shqiptarëve.

Unë thashë ky është një ligj i plotë, një ligj serioz. Ky i trajton çështjet në themel, dhe të gjitha ato propozimet e tjera që janë aty vetëm për të krijuar një zhurmë, apo për të goditur kundërshtarët politikë janë të pambështetëshme.
Unë jam i sigurtë që projektligj që ne propozojmë bën bashkë të gjithë vullnetin politikë të deputetëve demokratë, sepse është ajo për të cilën ne jemi mandatuar.

PS-ja ka rastin që ta ndaj përpara publikut nëse vazhdon me hipokrizinë e saj apo do ta refuzojë siç ka refuzuar deri më sot.
Përsa i përket pjesës më të prehtë, ky është projektligj që i zgjidh të gjitha ato aspekte që propozojnë kolegët. Ndërkohë që çdo iniciativë tjetër për dekomistizimin është me vlerë dhe do të mbështetet sipas rastit. Por po flasim për lustracionin.

Lustracioni është aspekti më i drejtë për drejtë dhe tehu më i mprehtë që ka një përpjekje për dekomunistizim dhe ne këtë po sjellim.
Pra siç e premtuam, do të ishim serioz. Ja ku jemi sot, kemi prezantuar këtë projektligj, ky miratohet me 3/5 kërkon mbështetjen më të gjerë nga Parlamenti.
Faleminderit!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb