Rritja e infektimeve nga varianti Delta në ditët e fundit nuk shihet me shqetësim nga eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti. Mjeku thotë se rritja e infektimeve ëhtë normale për variantin Delta, por ajo që ka vlerë më shumë është numri tejet i ulët i mortalioteteve që shkakton varianti indian.

“Rritja është, nuk është një rritje eksponenciale. Incidenca e dy javëve të fundit është 12.8. Mesatarja e Bashkimit Europian e ka incidencën 200. Fatmirësisht me humbjet e jetës ne jemi në incidencë shumë të ulët. Kur ne shohin Anglinë, shohim Spanjën, shohim Holandën, kemi një transmetim të lartë. Kemi raste të reja pafund, përgjithësisht janë të rinj, përgjithësisht janë të pavaksinuar dhe është e pritshme. Po çfarë ndodh? Janë ndarë kurbat.  Pra, kurba e rasteve të reja hipën thikë ndërkohë që kurba e shtrimeve spitalore dhe e vdekjeve ka rritje, por shumë të lehta. Dhe ky është edhe gripi. Bën shumë raste, por pak forma të rënda. Pra, nga ky aspekt ka filluar t’i ngjajë gripit.”

Sipas ekspertit, komplikacionet nga variant Delta janë më të rralla në raport me numrin e të infektuarve dhe akoma më pak kërcënuese për jetën krahasuar me format e rënduara të variantit britanik.

“Dhe këta 18 persona që i urojmë shërim të shpejtë në spital, asnjë nuk është në terapi intensive. Janë disa të dhëna që flasin që nuk jemi në situatën që kishin dimrin e kaluar.”

Mjeku këshillon që popullata e pavaksinuar dhe paimunizim natyral të vaksinohet brenda  muajit gusht pasi imunizimi i plotë vaksinal sipas tij kërkon minimalisht 40 ditë kohë nga doza e parë.

“Kush nuk e ka kaluar vaksina është në kohën e duhur sepse mendohet që të parën e bën në gusht, të dytën pas një muaji, e bën në shtator, duhen edhe dy javë për imunizimin që vaksina të japë efektivitetin e plotë dhe ja ku erdhi vjeshta. Pra i gjithë plani është t’i dalësh përpara vjeshtës.  Dhe ky është momenti i duhur.”

Disa ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve pranoi ekzistencën e variantit Delta në Shqipëri të paktën që prej datës 1 qershor e në vijim. Ndërsa po shtohen zërat brenda komitetit qeeveritar për pandeminë, për ne nevojën e kryerjes së një doze të tretë vaksine para sezonit dimëror. Për doktor Alimehmeti është i tepërt vaksinimi me tre doza Pfizer apoi Astra, por një gjë të tillë rezervohet ta thotë për të vaksinuarit me Sputnic apo Coronavac.

“Bën sens doza e tretë të shkojë atje ku vaksina ka pasur efektivitetin më të ulët që në fillim. Ndoshta këtu mund të diskutohet vaksina, ndoshta më e përdorur pra Coronavac. Pra ky mund të jetë thelbi i diskutimit. Për Pfizer dhe Astrazneca kemi të dhëna shumë të forta që nuk duket se është e nevojshme një dozë e tretë”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb