Qeveria ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra mjekun Ilir Allkja, i cili ngriti disa shqetësime për atë që po ndodh me doktorët në këtë situatë delikate për vendin.

Në lidhje me vendimin për të shkarkuar mjekun Allkja, ka reaguar ish deputeti dhe ish ministri Genc Pollo.

Postimi i Genc Pollos:

Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!

Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim.

Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë

Një mjek më shumë në rrugë për dashakeqsi të qeverisë

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb