Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se plaforma që ai i ka dërguar Ballës për kriteret dhe formulën për zgjedhjen e Presidentit nuk do të thotë se opozita ka vendosur kushte. Sipas tij ky është vetëm qëdrimi i opozitës.

Nga ana e tij kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se nëse drafti nuk ëhstë kusht, është gati të ulet me PD-në.

Alibeaj: Nëse të kam çuar një letër, nuk kam vendosur kushte për asnjë nga ju. Është qëndrimi ynë. Ne duam disa kritere që të  jenë morale. Jo vetëm për vete, por edhe për shqiptarët. Se thoni emra, emra, si te pazari i Roskovecit. Ne do përzgjedhim Presidentin as tuajin, as tonin por të shqiptarëve. Ata që aspirojnë për këtë pozicion duhet të dinë nëse ne që mblidhemi çdo javë a po japim sinjal për të pranuar emra mbi palët? E dimë që i keni 71 votat, ndoshta mezi po prisni raundin e katërt dhe të pestë. Publikisht ta dëgjojnë njerëzit, ta dinë për çfarë vlerash jemi ne. dekriminalizimi, jo shantazh ndaj korrupsionit, të ketë treguar në të shkuarën që di të qëndrojë, që të ketë treguar vlerat më të mira të këtij vendi, anti komunist, kushdo që i dëgjon këto kritere, pavarësisht se mund të duken si lojë fjalësh, është orientimi se si do të sintetizojmë ne votën tonë nëse vjen. Meqë u përgjëruat se doni pjesëmarrjen e opozitës, ja e keni ofertën tonë të shkruar, të çuar me postë. Mund të duket naivitet, por ky është një proces që i përket 3.5 milionë shqiptarëve. Me kulisa e pazare kishim zgjedhur 7 presidentë në të shkuarën.

Balla: Proces me letra nuk bëhet! Ashtu! E para sepse ne ja ku e kemi mundësinë që të takohemi, të flasim, sikurse po ju them se edhe atë dokument që keni propozuar, ta negociojmë. Por po ju them, se dua të jem korrekt që në fillim të procesit, dhe ju falënderoj që u tërhoqët. Fakti që më jep të drejtë, tregon se kam unë të drejtë. Meqë e thua këtë garanci, jam i gatshëm që të ulemi tani. Shkojmë dhe ulemi diku dhe flasim për atë dokumentin, nëse biem dakord e vendosim dhe firmosim të dy. Dhe më pas shkoni te grupi juaj shkoni dhe konsultoni emrat, dhe hajde të konsultojmë emrat. Ky proces i tillë është. Me të të drejtë ai zotëria (Mediu) tha hajde flasim për emrat. Edhe në 2002, edhe në 2012, ka pasur një proces. Unë nuk po vë asnjë kusht. hajde ulemi, shohim të gjitha dokumentet. Të biem dakord për mënyrën se si do bëhet procedura. Flasim me Gjiknurin, me Spiropalin. Hajde flasim te kjo sallë, këtu. Të punojmë intensivisht duke ia vënë vetes si detyrë që ditën e diel, në orën 16:00 të jenë dhe kandidaturat, më pas të hënën të kalojë raundi për votim. Ama kjo gjëja që fshihemi pas shkuarjes dëm të raundeve, nuk na bën nder. Hajde ja ku jemi, do rrimë këtu. Juve ju mjafton.

Pas ofertës së Ballës, Alibeaj u përgjigj pozitivisht, por duke vendosur kushte. Ai theksoi se pranonte që të uleshin në një tryezë për të diskutuar mbi draftin e PD-së për zgjedhjen e presidentit, por në atë sallë ku po mbahej Konferenca e Kryetarëve dhe në prani të kamerave.

Balla: Ejani në orën 18:00, bashkë me negociatorët, dhe ulemi e flasim.

Alibeaj: Duam tani!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: