Me tone të forta ka nisur sot seanca plenare e Kuvendit, ku i pari që mori fjalën ishte deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi. Nga foltorja e Kuvendit Murrizi akuzoi palët, maxhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare se kanë dorëzuar një draft të njëanshëm për reformën zgjedhore.

Sipas Murrizit ky draft është dorëzuar në mënyrë të fshehtë, sipas tij e njëjtë me marrëveshjen e 17 majit që u arrit mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.

“Nga njoftimet tuaja mora vesh që në mënyrë të njëanshëm, pa u mbledhur Komisioni i Reformës Zgjedhore, në mënyrë të fshehtë si në 17 maj, në 12 të natës, qenka dorëzuar në Komitet Qëndror një draft i njëanshëm i pazarxhinjve i 21 prill të 2008. Zoti Balla, nëse ju shkon në mend ty dhe Ramës, Bashës dhe Kryemadhit që i keni marrë paratë shqiptarëve, për të bërë një ligj në Kuvend me votat e pista, e keni gabim! Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh, do ua hedhin në sy shqiptarët. Deputetë sharlatanë, dhe kryetarë bashkish që akuzojnë të tjerët që shiten e blihen, janë pjesë e kësaj loje. Ju garantoj se s’do të merrni asnjë vote këtej. Lërini lojërat e pista. Nënshtroheni vullnetin e 39 deputetëve. Nëse janë tërhequr për afera të pista korruptive, të kenë surrat që të thonë se nuk i qëndrojnë firmës. S’do t’ju pinë ujë paratë as juve, as sivëllezërve tuaj që enden ferrave apo bunkerëve. Ndalni votën e pistë. Shqiptarët kërkojnë zgjedhje. Sot është 2 korriku. 30 vite më parë revolta shqiptarë prishi kangjellat e diktaturës. 30 vite me pas ju vazhdoni. Bijtë e atyre që sunduan Shqipërinë, kërkojnë që të marrin shqiptarët peng me votën e tyre. Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga loja e pistës. Pisllëqet e atyre që ju akuzojë juve ditën dhe filtrojnë me ju natën, s’mund të jenë në këtë sallë.”,- tha Murrizi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: