Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ne lidhje me draftin paraprak të Komisionit të Venecias “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. Balla theksoi se për këtë draftështë kërkuar nga ana e “Venecias” që të ruhet konfidencialiteti.

Përmes një postimi në “Facebook” Balla shkruan se shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në raste të mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilitetin e procesit të konsultimit me Komisionin e Venecias.

Mes të tjerash Balla theksoi se deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias.

REAGIMI BALLËS
Komisioni i Venecias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.
Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.
Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.

CFARE THUHET NE DRAFTIN PARAPRAK
“BalkanWeb” zbardhi sot një pjesë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas konkluzioneve paraprake, Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit dhe shprehet se nuk ka bazë ëpr shkarkimin e Presidentit lidhur me këtë çështje.
Po ashtu Komisioni Venecia hedh hije dyshimi mbi mënyrën e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas ‘Venecias’ Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas gërmës dhe logjikës së saj. Përplasja Presidencë- KED filloi kur kjo e fundit çoi nga dy lista Presidencën dhe Kuvendit për përzgjedhjen nga dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Presidenca zgjodhi vetëm një anëtar Besnik Muçin duke respektuar renditjen e përzgjedhjes, por Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Më pas Presidenca zgjodhi edhe Marsida Xhaferllarin duke nxjerrë ‘jashtë loje’ Arta Vorpsin për të cilën mazhoranca pretendonte se duhet të ishte e emëruar automatikisht. Të dyja palët, mazhorancë Presidencë ju drejtuar për opinion Komisionit të Venecias teksa mazhoranca ndërmori një hap tjetër për ligjin e organizimit të Gjykatës Kushtetuese, ku një gjyqtar në rast se nuk thirrej për betim nga Presidenti i Republikës atëhere mund ta bënte me shkrim betimin. Ky ligj i është kthyer mbrapsht Kuvendit nga Presidenti pikërisht në manifestimin e 2 marsit në shesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: