Pasi FMN ngriti parashikimet e rritjes ekonomike botërore dhe elita botërore në Davos grumbulloi lëvdata për perspektivat më të ndritshme të ekonomisë, presidenti i Bankës Qendrore Europiane shprehu vullnetin e tij të plotë në mbështetje të kësaj rruge, duke thënë se një rritje e normës së interesit këtë vit është shumë pak e mundshme. Kjo është një dritë jeshile për një zgjerim që ka hyrë në vitin e pestë tashmë, shkruan Bloomberg.

Ekonomia në 2017 u rrit më shpejt se sa në një dekadë dhe të dhënat e Pprodhimit të Brendshëm Bruto të martën e ardhshme me shumë gjasa do të tregojnë një tremujor të katërt të zgjerimit në fund të vitit 2017.

Megjithatë, rritja e euros mund të bëhet ende një “gjemb” në anën e ekonomisë, duke kufizuar eksportet dhe ndikuar çmimet.

Pjesa më e madhe e vëmendjes të enjten në Davos, ishte në përgjigjen e Draghi-t ndaj komenteve të Sekretarit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara Steven Mnuchin, i cili deklaroi më parë se e mirëpret një dollar më të dobët./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: