Shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi ka bërë sërish thirrje për respektimin e rregullave buxhetore të BE-së, duke theksuar se eurozona është e ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me borxhin e lartë, por duke mos iu referuar drejtpërdrejtë mosmarrëveshjes mes Romës dhe Brukselit për buxhetin e Italisë.

“Ne duhet të rikthejmë besimin në rregullat tona të përbashkëta dhe të garantojmë se po respektohen”, deklaroi Draghi para deputetëve të BE-së në Bruksel.

“Sikurse e kemi vënë re në krizat e kaluara, zona euro ekspozohet ndaj rreziqeve që vijnë nga politika të brendshme të papërballueshme që shkaktojnë një nivel të lartë të borxhit, brishtësi të sektorit financiar dhe/ose mungesë të konkurrueshmërisë”, tha shefi i BQE-së.

“Këto rreziqe mund të përhapen në vende të tjera”, shtoi ai ndërkohë që paralajmëron se politkat e papërballueshme të kohëve të fundit kanë sjellë kosto ekonomike dhe financiara të dhimbshme për të rregulluar ekonominë që mund të dëmtojnë kohezionin në eurozonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: