Kryeministri italian, Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur mbi mundësinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putini i ka përsëritur Draghit se ende nuk janë pjekur kushtet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

“Sapo fola me Putinin në një bisedë telefonike. Nuk janë pjekur ende kushtet për një armëpushim në Ukrainë”, u shpreh Draghi.

Vlen të përmendet, se Rusia i ka bërë të qarta tre kërkesat e saj Ukrainës. Së pari, Ukraina duhet të bëjë disa ndryshime në Kushtetutë për t’u shpallur shtet neutral.

Gjithashtu kërkohet njohja e rajonit të Donbasit si e pavarur dhe që Ukraina të heqë dorë përfundimisht nga Krimeja. Kërkesa e parë, pra që Ukraina të shpallë statusin e neutralitetit është konfirmuar nga negociatorët gjatë bisedave me Rusinë.

Ata janë të gatshëm për ta miratuar, por së pari duhet që të marrin siguri mbrojtëse nga vendet Evropiane. Ndërsa për dy kërkesat e tjera, ukrainasit, me në krye Volodomyr Zelenskyn, nuk i kanë pranuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: