Kapsula e re për astronautët ”Crew Dragon de SpaceX” u nis dje drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pasi u lëshua me sukses nga një raketë ”Falcon 9” e së njëjtës kompani nga Florida.

Bëhet fjalë për fluturimin e parë në formë testi të këtij mjeti të ri të hapësirës. Vetëm një model ishte i pranishëm në bord, në një përsëritje të përgjithshme të fluturimit të parë të testuar me njerëz, planifikuar deri në fund të vitit me dy astronautë të NASA-s.

Raketa u nis nga pista pa incidente rreth orës 02:49 (07:49 GMT), nga qendra hapësinore Kennedy, që u shoqërua me një dritë dhe zhurmë të madhe në brigjet e Floridës, transmeton Atsh.

Njëmbëdhjetë minuta më vonë, konfirmimi erdhi nga salla e kontrollit të misionit : “Dragon, konfirmohet shkëputja’’, duke ngjalluar ovacione dhe brohorima në selinë e SpaceX dhe në qendrën Kennedy.

Mjeti u pozicionua në orbitë dhe pritet të ulet tek ISS të dielën rreth orës 11:00 GMT. Pesë ditë më vonë, Dragon duhet të shkëputet dhe të rihyjë në atmosferën e Tokës, për të rënë në Atlantik, nga ku do të transportohet për ne Cap Canaveral.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb