Reperi kanadez Drake humbi 275,000 dollarë pasi vuri bast mbi Jorge Masvidal për të mposhtur Colby Covington në UFC 272.

Drake do të kishte fituar një shumë afërsisht 1 milion dollarë nëse Masvidal do të kishte fituar meçin në Octagon në Las Vegas.

Duke parë transmetimin e UFC 272 në laptopin e tij, Drake mund të shihet duke vendosur bast të madh në Masvidal.

Por Covington e mposhti ish-shokun e tij të skuadrës në pesë raunde duke siguruar fitoren me rezultatet 49-46, 50-44 dhe 50-45.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb