Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua drama e jetës së një 57-vjeçareje nga Elbasani.

57-vjeçarja dhunohet nga kunati, vëllai i burrit dhe nusja e tij, për shkak të banesës që jetojnë të dy palët. Kunati pretendon se 57- vjeçarja së bashku me burrin e saj nuk duhet të qëndrojnë në banesë, por duhet të largohen.

Debati ka qenë kaq i fortë sa ka degraduar në dhunë fizike mes njeri- tjetrit, ku 57-vjeçarja është dhunuar nga kunata.

“Kam gjetur brenda kur u martova dy fëmijët e burrit dhe dy prindërit, por edhe kunatin. Dy fëmijët e bashkëshortit ishin amanet tek gjyshërit sepse nëna u vdiq nga një sëmundje. Mirëpo në fillim nuk patëm debate sepse unë e pranova fatin tim dhe ne sollëm në jetë një vajzë dhe të tre fëmijët kanë marrëdhënie shumë të mirë. Kunati shumë kohë më vonë u fut në punë, ishte 45 vjeç. Në vitin 2000, ne bëmë një shtesë dhe prindërit e bashkëshortit i propozuan që kunati të qëndronte me ne dhe nuk shkonte atje madje këtu lahej këtu hante. Merrte rrogën dhe nuk e sillte në shtëpi prandaj edhe prindërit i kërkonin që ai të largohej dhe të jetonte te shtesa. Në 2014 kunati u martua dhe e solli nusen te ne.

Vjehrri na tha ne që shkoni ju tek shtesa se ky nuk lëviz nga vendi dhe të gjithë bashkë nuk mund të jetojmë. Në atë kohë ai ndërroi bravën e derës edhe na përzuri nga banesa. Sa u martua të nesërmen ndërroi çelësin e derës. Në 2015 filluan debatet e forta, ne ishim te shtesa dhe aty s’kishim asgjë. Një ditë djali i burrit po rregullonte drutë dhe kunati im e gjuajti me dru në kokë dhe me shqelma. Ne asaj kohe bëmë denoncim, sepse pashë ngjarjen dhe kërkova të ndërhyja ata mu vërsulën mua, unë mora policinë në moment. Shkuam në rajon por kërcënimet ishin më të mëdha dhe ai na thoshte që ikni largohuni se do ju vras. As edhe një herë nuk u dënua kunati im. Deri tani nuk kam jetuar një herë e qetë. I thoshte bashkëshortit ‘do ta heq kokën si viç’”, tha gruaja

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb