BULQIZË- Tunele, që para 30 vitesh përdoreshin nga ushtria për mbajtjen e municioneve, në vitin 2015 përdoren si shtëpi. Këtë mënyre jetese kanë gjetur vëllezërit Dama nga fshati Sopot i Bulqizës që prej vitit 2006.

Kohë kur banesa e tyre e vjetër u dogj si pasojë e një shkëndije elektrike dhe shteti nuk ndihmoi për t’i dëmshpërblyer. News24 përcolli thirrjen e tyre për ndihmë rreth 5 vite më parë, por askush nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Petrit dhe Haxhi Damën.

Kushtet ku të dy vëllezërit Dama jetojnë janë gati të pabesueshme. Njerëz e kafshë sëbashku. Ushqimi i tyre i përditshëm janë vetëm vezët e pulave, të cilat i mbajnë brenda tunelit, për t’u ushqyer në një vakt.

Ata tregojnë se edhe pse kanë jetuar në tunel, madje nuk kanë asnjë llambë, fatura e dritave u ka shkuar mbi 1 milion lekë.

Fatkeqësia këta dy vëllezër i ka ndjekur që në vitin 1959 kur babai i tyre  u ekzekutua me pushkatim, pasi tentoi të kalojë kufirin maqedonas. Nga mungesa e informacionit ose pafuqia për të kërkuar të drejtën e tyre, ata nuk janë dëmshpërblyer si e ish-të persekutuar politikë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: