TURQI – Drama e emigrantëve nuk ka fund. Një tjetër anije me emigrantë është mbytur sot në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas mediave lokale, mes 22 personave që kanë humbur jetën janë edhe 4 fëmijë.

Anija është mbytur në brigjet juglindore të Turqisë, ndërsa synonte të mbërrinte në Greqi. Rojet bregdetare kanë mundur të nxjerrin në breg shëndoshë e mirë rreth 200 persona.

Ndërkohë, përballë krizës së emigrantëve Europa duket se është përçarë. Secili shtet po merr masa për të ruajtur sigurinë e vendit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: