Katër emigrantë nga Afrika, përfshirë një vajzë 15-vjeçare janë gjetur të fshehur brenda kroskotit të sediljeve të katër makinave. Policia tha se emigrantët vinin nga Afrika e donin që të iknin për në Spanjë.

Dy djemtë e moshës 21 dhe 20 vjeç u mjekuan, për shkak se vuanin nga asfiksia, orientimi dhe lëndime të vogla për shkak të kushteve ku udhëtonin. Ndërsa një emigrant 20-vjeçar u gjet në pjesën e poshtme të kamionit. Policia e Spanjës tha se fshehja e emigrantëve në vende të tilla përbën problem për shëndetin e tyre.

Duke folur për Euronews, zëdhënësi i shtypit të Gardës Civile tha se katër persona u zbuluan në “zona shumë të vogla” dhe ishin në rrezik, pasi merrnin frymë pranë gazrave toksike. Emigrantët kanë bërë një udhëtim të gjatë, pasi pika e tyre e nisjes ka qenë nga qyteti Conakry në Guinea.

Tre prej shoferëve janë arrestuar që nga ajo kohë, ndërsa i katërti u lirua pasi e kishte marrë udhëtarin si pasagjer normal. Kjo nuk është hera e parë që zbulohet fenomen i tillë, ku emigrantët fshihen në vende të rrezikshme e thuajse të pabesueshme, vetëm që të shkojnë në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb