FUSHË-KRUJË

Tërmeti i fuqishëm prej 6.3 ballë Righter dhe më tej pas-lëkundjet kanë bërë që zonat e Durrësit dhe të Fushë-Krujës kryesisht të përjetojnë orë tragjike.

Gazetarja Erjola Jata raporton për “Balkanweb” se shtëpia e familjes Bardhi në fshatin Bubq në Fushë-Krujë është rrënuar thuajse totalisht, kurse ata shprehen se jetojnë në kushte rrethanore.

Jemi shumë keq, më keq nuk ka. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1993. Dhe ne të vdekur jemi, banesën nuk e kemi. Kemi fjetur në makinë. Nuk ka nga shteti qoftë edhe një çadër. Kemi disa shtëpi të shkatërruara në fshatin Bubq, njëra prej të cilave e familjes Bardhi. Kemi ndihmuar njëri-tjetrën se nuk kishte kush të na ndihmonte. Kemi bërë kërkesa të herëpashershme, por nuk ka rezultate. Nuk ka as drita, sepse çdo gjë është rrënuar. Kemi ndezur zjarr që të jemi ngrohtë dhe të gatuajmë ndonjë gjë.”, deklaroi zonja e shtëpisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb