Manuel Lanzini pak ditë para se të niste Botërori pësoi këputje ligamenti dhe si rrjedhojë humbi Botërorin me Argjentinën, të parin në karrierën e tij.

Por me raportimet e fundit duket se lajmet jo të mira nuk kanë fund për futbollistin e West Ham. “Daily Mirror” shkruan se mesfushori 25-vjeçar do të qëndrojë larg fushave për të gjithë sezonin e ardhshëm.

Në fillim iu tha se do të ishte gati gjatë muajve të parë të sezonit të ri, por klubit i është thënë se dëmtimi është më serioz nga se ç’ishte parashikuar dhe Laznini do të qëndrojë 15 muaj larg fushave.

Vetë futbollisti mësohet se është shumë i zhgënjyer për këtë fakt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb