Quhet Mariglen Llapushi dhe është 14 vjec. Për 13 vite ka jetuar me nënën pasi babai e braktisi nënën kur ajo ishte shtatzënë. Disa ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42 vjec nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar Leucemi. Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qera në një dhomë të vetme ku qeranë e paguanin në fund të vitit.

14 vjecari vec dhimbjes së humbjes së nënës duhet të kujdeset për gjyshen 82 vjecare, e cila vuan nga disa sëmundie e të përballet me vështërsitë ekonomike. Fjalët e tij drithëruese janë: S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë, s’kam t’i paguaj ndërsa për të ngrënë më ka lënë pak ushqime mami.Marigleni është në klasën e tetë, një nxënës me nota të mira, e për shkak të virusit COVID -19, mësimet është i detyruar t’i ndjekë online por në telefonin e tij s’ka ofertë dhe është i detyruar që të rrijë në dritare ku mundohet të marri wi-fi nga një familje aty pranë.

“Unë jetoj në një shtëpi me qira në Gramsh, kur unë isha i vogël mami im u nda nga babi. Mami më ka rritur e vetme, sot ajo është ndarë nja jeta nga leucemija. Dita me diell më duket e errët pa të.Mami më ka rritur më shumë mundime, ajo nuk kishte asnjë mbështetje. Babi im e la qëkur më lindi, e dhunonte mamin. Mami u nda me babin. Erdhi mami në qytet për një jetë më të mirë për mua. Mami punonte kamaerierë me 150 mijë lekë. Paguante me borxhe në fund të vitit shtëpinë me qira, më thoshtë do ia dalim, nuk donte të më mërziste. Kur mami vinte nga puna i gjente punët gati, nuk doja që ajo ta kishte këtë barrë. Mami e neglizhoi sëmundjen, i pashë një ditë në krahë dy të nxira. Të nxirat i shtoheshin, në Tiranë shkoi në gradën e fundit. Nuk u kthye më andej. Qëndroi 13 ditë në spital, ndërroi jetë. E sollën në shtëpi. Më thanë se mami do vinte gjallë. E sollën arkmortin, nuk më besohej. Nuk e dija si do ja bëja më. Pa atë asnjë nuk ka asnjë kuptim. Në telefon shikoj shpesh videot e saj, dëgjoj zërin e saj. Tani unë jetoj me gjyshen, me kursimet tona as një muaj nuk na dalin. Nuk dua që ta lë gjyshen vetëm. ”Gjëja që dua më shumë është të paguaj qiranë, kërkoj ushqime. Po sikur të vijë qiraxhiu në mes të natës. Këta kam hall. Ëndrra ime e vetme është të bëhesha futbollist. Mami donte të ma realizonte, më thoshtë do ikim në Tiranë do bëhesh ai që ëndërron. I vetëm nuk bëhët gjë, duhet mbështetje të relizoj ëndrrën që kam”,-shprehet 14 vjecari.

“Në moshën 82 vjece më iku goca, është shumë e vështirë për mua. Në ëndërr e shikoj. Shtëpia më duket sterrë e gjitha, nuk dua të shikoj gjë. S’ka gëzim për mua më. Ajo punonte, ne hanim një kafshatë bukë. Nipin e dua shumë”,-thotë gjyshja e Mariglenit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb