TIRANË- Kjo foto flet më shumë se 1 mijë fjalë! Momenti prekës i përkëdheljes së babait nga djali i tij i vogël është fortografuar në Maqedoni.

Drama e refugjatëve që udhëtojnë me javë e ditë të tëra për një jetë më të mirë, duket se nuk ka fund. Ky djalë i vogël po ngushëllon të atin pasi mundën të hyjnë në Maqedoni përmes kufirit grek, e po aty duket se burri ka mësuar për mbylljen e kufirit.

Maqedonia ka filluar filtrimin e refugjatëve mbi bazën e kombësisë dhe duke lejuar hyrjen vetëm e atyre nga Afganistani, Iraku apo Siria, pra zonat e luftës, ndërsa ata që vijnë nga Irani, Mianmar, Sri Lanka, Libi, Sudan, Sudani Jugor, Nigeria, Maroku, Republikën Demokratike të Kongos, Liberi dhe Pakistan nuk mund të kalojnë dot.

Humans of the Refuge që ka publikuar këtë foto e quan mbylljen e kufijve në fytyrën e azilkërkuesve një shkelje të pastër e Konventës së Gjenevës dhe një akt i diskriminimit në bazë të racës dhe kombësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb