Në emisionin ‘Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti, u rrëfye sot historia e trishtë e nënës së 4 fëmijëve, e mbetur e ve. Zanafilla nis në vitin 2011’ Shqiponjës i ka ndodhur një fatkeqësi në familje, bashkëshortin e saj e kanë vrarë e ka gjetur të hedhur trupin në kanal.

Ishtë vetëm 41 vjec dhe la pas 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë. E gjendur në të tilla kushte prindërit të detyruar kanë shkuar dhe e kanë marrë së bashku me fëmijët.

Jetonin bashkë të gjithë me vëllain e vogël i cili kishte familjen e tij dhe jetonte në mes të varfërisë. I gjendur në kushte pamundësie ai i nxori jashtë dhe Bekimi vëllai tjetër kishte pak më shumë mundësi financiare për shkak se sapo ishte kthyer nga Greqia. Afër shtëpisë së tij në Luz ai i ndërtoi një barake të vogel ku u strehuan të gjithë.

Përvec motrës me fëmijët është dhe gjyshja 104-vjecare dhe një motër tjetër e pamartuar. Marrin vetëm një përkrahje sociale shumë të vogël e cila nuk ju mjafton për asgjë.

Të gjendur në të tilla kushte kanë bërë kërkesë për një qendër ku të qëndrojnë fëmijët, madje kanë menduar për birësimin e tyre dhe Bekimi thotë se ka gjetur dhe personat që mund t’i birësojnë. Kanë dorëzuar gjithë dokumentat tek sherbimi social.

Atje ju është thënë se nuk mund t’i lejojnë që ata t’i birësojnë femijet, por ju kanë premtuar se do t’i mbështesin që fëmijët të mund të jetojnë në familjen e tyre ose në një qendër shtetërore. Megjithatë deri tani nuk kanë marrë asgjë konkrete.

Anxhela është vajza e madhe 16-vjecare me pas vjen Adelina 13-vjec, Marsiola 12, Artjola 8 dhe Bjordi djali i vetëm dhe më i vogli vetëm 6-vjec. Bjordi nuk ka qenë kurrë në kopësht. Që nga momenti që kanë mbetur pa baba jeta e tyre është bërë shumë e vështirë. Familja e babait nuk ka shfaqur asnjë lloj interesi për ta dhe nuk ju kanë ofruar asnjë mbështetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb