LEZHE

Së bashku me skamjen dhe varferinë, në familjen Deda në fshatin Pllanë të Lezhës ka pllakosur zia. Babai, nëna dhe motrat vajtojnë për djalin e vetëm 19 vjecar i cili u vetëflijua rreth 2 muaj më parë.

Ëndrrat e 19 vjecarit per një jetë si të tjerët nuk u bënë kurrë realitet. Prindërit tregojnë se 19 vjecari ishte i vetmi që punonte në familje, për shkak se i ati ishte i semurë. Pesimizmi, mungesa e shpresës dhe dëshpërimi e cuan në vendimin fatal për t’u vetëflijuar. Familjarët thonë se djali nuk e përballoi dot varfërinë që ka mbërthyer familjen e tij dhe vendosi të largohet nga kjo jetë.

Kushtet në të cilat jeton kjo familje janë të mjerueshme. Shtëpia është një dhomë e rrënuar, me dritare të shkatërruara dhe mure të rrëzuara, dhe këtu jetojnë prej 16 vitesh 8 anëtarë të familjes. Per shkak te nje semundje në këmbë kryefamiljari Zef Deda nuk mund të punojë për të mbajtuar familjen. Të vetmet të ardhura familja Deda ka një ndihmë ekonomke prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Të pikëlluar për vdekjen e djalit të vetëm të familjes, motrat dhe prindërit bëjnë thirrje që dikush t’i ndihmojë. Shpresa është gjithçka që iu ka mbetur …

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb