Përçarja një vjeçare mes Princit William dhe vëllait të tij, Princit Harry, duket se ende nuk ka përfunduar. Madje pas intervistës që ky i fundit dha bashkë me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, e ka prekur edhe më shumë Princin William.

Burime të ndryshme kanë konfirmuar gjithashtu se biseda që Harry dhe William patën pas intervistës nuk përfundoi mirë. Madje ky i fundit mendon se i vëllai ka vendosur famën para familjes, shkruan “Us Weekly”.

“William mendon se Harry-t i ka hipur vetja në qejf që kur u transferua në Kaliforni dhe se suksesi dhe Hollywood-i i ranë në kokë. Ai është duke akuzuar Harry-n për vendosjen e famës para familjes, pas intervistës së bujshme”,- tha një burim për “Us Weekly”.

Pak javë para zbulimit të statujës së re të nënës së tyre, është folur shumë nga personat e brendshëm mbretërorë se kjo gjë mund t’i bëjë William-in dhe Harry-n përsëri së bashku.

Megjithatë, sipas burimit të Us Weekly, mund të jetë gjithashtu gjëja që do t’i ndajë ata përgjithmonë. Pse? Sepse, me sa duket, William po këmbëngul për t’u takuar me Harry-n para ngjarjes së madhe, por ai po e refuzon dhe nuk do që t’i japin urdhra.

“Nëse Harry nuk sillet mirë atë ditë, ose edhe më keq, nuk shfaqet, William nuk do ta falë kurrë“, -përfundon burimi. Dramat nuk paskan fund për mbretërorët!

Princi William Dhe Harry 2
Princi William Dhe Harry 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb