Ndeshjet e fundit në Grupin B ishin dramatike. Belgjika mbetet perfekte, kualifikohet si e para me 9 pikë të plota, pas fitores 2-0 ndaj Finlandës. Por fitorja i bën punë edhe Danimarkës, që duke mposhtur Rusinë, kalojnë danezët më tej.

Belgjika dominoi në pjesën e parë, por nuk arriti të shënojë. Njësoj ishte edhe e dyta, me portierin finlandez që tregohet hero me pritjet e tij. Lukaku shënon në mesin e pjesës së dytë, por punë centimetrash, është jashtë loje, e konfirmuar nga VAR.

Gjithsesi, Vermalen shënon për belgët pas një goditje nga këndi. Këtu portieri është i pafat, pasi është ai që devijon në portë pas kthimit të topit nga shtylla. Belgjika më pas shënon edhe golin e dytë me anë të Lukakut. I treti në këtë Evropian, sa Ronaldo, Schick, Wijnaldum.

Në ndeshjen tjetër, Danimarka fiton 4-1 në shtëpi ndaj Rusisë dhe me 3 pikë kalon më tej, pasi ka golaverazhin më të mirë se Finlanda dhe Rusia. Vërtet një mrekulli e danezëve, që lënë pas tashmë ngjarjen e Eriksen dhe shohin para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb