7 gola për tre pikë, kartonë të kuq, penallti të humbur, praktikisht super sfida Roma-Juve dhurojë gjithçka. Në stadiumin Olimpik, “Zonja e Vjetër” arrin të dalë me tre pikë të plota pasi një ndeshje të çmendur ku deri në minutën e 53-të e shihnin veten në dizavantazh të dyfishtë dhe kur Allegri u detyrua të bënte pa shërbimet e Chiesa që në minutën e 32-të.

Abraham kaloi Romën në avantazh në minutën e 11-të ndërsa 8 minuta më pas Dybala barazoi shifrat në 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Mkhitaryan kaloi sërish Romën në avantazh ndërsa në minutën e 53-të, Pellegrini dërgoi shifrat në 3-1 duke krijuar iluzionin e një fitore të madhe.

Bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 70-të Locatelli ngushtoi shifrat në 3-2 ndërsa katër minuta më pas Kulusevski barazoi shifrat në 3-3.

Si të mos mjaftonte kaq, në minutën e 77-të De Sciglio përmbysi shifrat në 3-4 duke kaluar për herë të parë Juven në avantazh.

Drama nuk përfundoi këtu pasi De Ligt u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 81-të ndërsa Pellegrini gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që sfida të përfundoi 3-4 në favor të Juves, një fitore e madhe që afron torinezët me zonën Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb