Kufijtë e Bjellorusisë të kujtojnë një fushë beteje, me emigrantët që përjetojnë dramën e tyre për të shkuar drejt Perëndimit. Sipas raporteve të huaja, ushtarët po hapin vrima në gardhin që ndan kufirin Bjellorusi-Poloni, në mënyrë që emigrantët të mund të kalojnë nga Bjellorusia në vende të tjera.

Sipas deklaratave të zyrtarëve në mediat ndërkombëtare, do të krijohen hapje për të lejuar emigrantët të hyjnë në vendet evropiane. Si rezultat i kësaj lëvizjeje, qindra njerëz po pushtojnë BE-në ilegalisht, me burime policore që pretendojnë se 400 emigrantë kaluan kufirin mbrëmë.

2

Në të njëjtën kohë, emigrantët nga Iraku dhe Siria pohojnë se trupat nga Bjellorusia po i lehtësojnë në çdo mënyrë të mundshme për të arritur në Evropën Perëndimore.

Tragjedia reflektohet në faktin se dhjetëra emigrantë kanë vdekur teksa i janë nënshtruar të ftohtit në rajon ku presin me orë të tëra për të kaluar në Evropë. Pala polake thuhet se ka arrestuar qindra emigrantë duke u përpjekur t’i pengojë ata të kalojnë kufirin evropian .

Megjithatë, ka qindra emigrantë gjatë natës në kufi, me BE-në që flet për një plan destabilizimi nga Minsku.

3

Udhëheqësit evropianë akuzojnë Aleksandër Lukashenkon për presion mbi Bashkimin , fillimisht duke “tërhequr” emigrantët në vendin e tij dhe më pas duke i shtyrë ata në Evropë e premtime të rreme .

Drama arrin kulmin me pamjet e emigrantëve të mbetur në të ftohtë dhe të tharë pa ujë dhe ushqim. Sipas raporteve nga Brukseli, një plan hakmarrjeje po promovohet  përmes sanksioneve kundër Bjellorusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb