Vllaznia-Teuta nuk zhgënjen tifozët, në “Loro Boriçi” i zhvillua një sfidë fantastike, ku as 100 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar një fitues. Mes spektaklit, dramës dhe ndërhyrjeve pafund të sistemit VAR, në fund dy ekipet ndahen në paqe, ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Nuk ka një fitues me dy ekipeve favoritëve, Teuta feston për këtë pikë të marrë ku për më shumë se një pjesë loje u detyrua të lunte me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq Todorovskit. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola ndërsa në fraksionin e dytë, VAR u kthye menjëherë në protagonist. Gjyqtari i takimit akordoi penallti për Vllazninë por më pas anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Shkodranët ishin superiorë në fushë, dhe më në fund në minutën e 58-të, Da Silva me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe Vllazninë në avantazh.

Teuta nuk u dorëzua dhe nga një aksion pa shumë pretendime rikthehen në lojë me Kuembeba që me kohë vendosi baraspeshën.

Vllaznia provoi në çdo formë të gjente golin trepikësh, e bënë diçka të tillë në minutën 97-të me Çobën por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: