Nga Senad Nikshiqi

SHKODËR- Pas humbjes tragjike të Valentin Çarkaj nga Hoti i Ri në Shkodër ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë për familjen e tij. Për pak sa tragjedia nuk është thelluar edhe më shumë. Vëllai i 13-vjeçarit që u gjet i mbytur në kanalin vaditës në anë të rrugës në afërsi të shtëpisë së tij, K. Çarkaj 18 vjeç ka tentuar që të vrasë veten.

I pikëlluar nga humbja e vëllait 18-vjeçari dje në mëngjes herët ka pirë fotoksinë duke tentuar vetëvrasjen. Fatmirësisht 18-vjeçari është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke arritur që të marrë në kohë ndihmën e parë dhe duke arritur kështu të shpëtojë. K. Çarkaj tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Dhimbja në familjen Çarkaj për humbjen e 13-vjeçarit është e madhe duke bërë që djali i i madh i shtëpisë të tentojë vetëvrasjen me fotoksinë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb