Këputje e ligamenteve të kryqëzuar të gjurit të majtë, ky konfirmim i hidhur vjen pas vizitës që Nicolo Zaniolo iu nënshtrua në “Villa Stuart”. Sulmuesi i Romës u dëmtua mbrëmjen e së martës gjatë sfidës Holandë-Itali, u largua menjëherë nga fusha e lojës për tu nisur drejtë kryeqytetit italian.

Zaniolo u paraqit në klinikë pa paterica por dëmtimi i tij ka rezultuar më i rëndë se sa parashikohej, për më tepër vjen shumë shpejt pas një dëmtimi të ngjashëm, ku sapo ishte rikthyer në fushë. Klubi i Romës ka konfirmuar shkallën e dëmtimit duke saktësuar se lojtari do ti nënshtrohet të mërkurën një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas parashikimeve, Zaniolo pritet të rikthehet në fushën e lojës pas afro 6 muajsh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: