Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se shqiptarët braktisin zemrën e ekonomisë së Shqipërisë, Fierin e Elbasanin, për shkak të Rilindjes.

Vasili shprehet se Rilindja e ka kriminalizuar vendin, duke detyruar qytetarët që të ikin edhe nga zona që njiheshin si të begata të tilla si Fieri e Elbasani.

Njoftimi i policisë:

Drama.Prej rilindjes shqiptaret braktisin zemren e ekonomike te Shqiperise, Fierin dhe Elbasanin!!

Popullsia e Fierit qarkut te dyte te Shqiperise eshte pakesuar me 1.7% ose afersisht 50 mije banore.

Ndersa Fieri dhe Elbasani kane me pak mbi 92 mije banore.

Çfare paradoksi ne dukje,ne Qarqe me mundesi ekonomike te jashtezakonshme si keto. qytetaret largohen dhe i braktisin.

Edhe ne vendet me te prapambetura te botes kurre nuk ndodh qe rajonet me mundesi ekonomike te medha te zvoglohen.

Kjo ndodh vetem ne Shqiperi sepse qeverisja e rilindjes asfikson dhe mbyt cdo mundesi rritje, mundesi per te bere bisnes dhe per te zhvilluar qarqet sepse korrupsioni dhe kriminalizimi qeveritar bejne ligjin.

Fieri me mundesi bujqesore, industriale dhe turistike te jashtezakonshme ne vend qe te ishte nje model ekonomik per te gjithe Shqiperine braktiset ne mase nga qytetaret.

Po e njejta gje ndodh ne Elbasan ku ne vend te zhvillimit ekonomik flitet per krimin qe ka zaptuar dhe qe mbyt cdo perspektive ndonese Elbasani ka nje pozicion te lakmueshem ne zemer te Shqiperise.

Kjo braktisje e zemres ekonomike dhe zhvillimore te Shqiperise eshte prova e shkaterrimit rilindas cdo fjale e propagande behet pluhur e hi perballe faktit tragjik te braktisjes se ketyre zonave kaq te begata.

Lengata e Fierit dhe Elbasanit do te marre fund vetem me largimin e rilindjes.

Atehere do te shihni nje ripopullim qe nuk eshte pare ndonje here sepse shqiptaret e duan zhvillimin dhe jane shume te zote ta realizojne ate.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb