Në ditën e parë si drejtori sportiv i Milanit braziliani Leonardo nuk premtoi goditje të mëdha, por vetëm pak ditë më pas transferoi Higuain nga Juventusi si dhe shkëmbeu Bonucci-n me Caladara-n.

Sipas raportimeve të fundit këto nuk pritet të jenë transferimet e vetme të bujshme. Përveç Bakayoko-s që është shumë pranë “djallit” po punohet edhe për Julian Draxler, futbollistin e Paris SG.

Transferimi i gjermanit në “San Siro” është mjaft i komplikuar, por Milani me Leonardon në krye është gati të luajë të gjithë kartat. Drejtori sportiv për momentin i ka treguar lojtarit projektin e klubit duke i dhënë kohë e mjaftueshme për të vendosur.

Ky transferim i mundshëm do të varet edhe nga Ricardo Rodriguez, që pëlqehet shumë nga PSG. Palët mund të bien akord edhe për një shkëmbim kokë më kokë.

Zvicërani vlerësohet 35 milionë euro, ndërkohë që është blerë vetëm 15 milionë euro, plus tre të tjerë bonuse, një vit më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb