Inter rigjen një Lautaro Martinez super të karikuar përpara derbit kundër Milan. Goli kundër Kolumbisë erdhi pikërisht në momentin e duhur, pas katër ndeshjeve në kampionat që nuk shënonte. Në shtëpinë zikaltër janë të vetëdijshëm se ky derbi është shumë i veçante, është ndryshe nga ai i 7 nëntorit pasi këtë herë balancat janë ndryshe, është Milan që është vënë në ndjekje të Inter.

Me katër pikë diferencë, për Inter ky derbi është ideal për të nisur arratinë, për tu shkëputur më 7 pikë në raport me “djallin”, për më tepër që kanë dhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna.

Inzaghi është përpara një dilemë të vogël, pasi edhe Sanchez po kalon një formë të shkëlqyer, këtë e vërtetoi edhe me Kilin duke realizuar një dopjetë. Pavarësisht këtij fakti, Lautaro shihet më i avantazhuar, në sytë e Inzaghi është projektuar titullar përkrah Edin Dzeko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb